Flash News

E-TJERA

Vaksina me detyrim në Shqipëri? Zbardhet mesazhi dërguar mësuesve: Duhet të jeni të gjithë të vaksinuar në shtator

Vaksina me detyrim në Shqipëri? Zbardhet mesazhi dërguar

Në vendin tonë vaksinimi kundra Covid-19 ende nuk është bërë me detyrim, por nga  një mesazh i mbërritur në telefonat e mësuesve, lë të nënkuptohet se kjo gjë pritet të ndodhë së shpejti.

Në telefonat e të gjithë mësuesve në Shqipëri, këtë të premte ka mbërritur një mesazh ku iu kërkohet që të bëjnë vaksinën anticovid.

Mes të tjerash, në mesazhin e publikuar nga "BalkanWeb" shkruhet se “Në shtator 2021 i gjithë stafi drejtues, mësimor dhe ai ndihmës i institucioneve arsimore duhet të jetë i vaksinuar”.

Ekspertët kanë parashikuar se në vjeshtë situata epidemiologjike do të përkeqësohet, pasi do kemi rritje të infektimeve. Ministria e Shëndetësisë bën shpesh thirrje për kryerjen e vaksinës anticovid, pasi ajo të mbron dhe nga varianti i ri "Delta".

Vaksina me detyrim në Shqipëri? Zbardhet mesazhi dërguar

Të fundit