Flash News

E-TJERA

Mësuesja humb jetën në spitalin e Pogradecit, familjarët akuza për mjekim të gabuar

Mësuesja humb jetën në spitalin e Pogradecit, familjarët

Një grua 46- vjeçare ka humbur jetën në Spitalin e Pogradecit, pasi u dërgua nga familjarët në urgjencë rreth orës 19:00 pasi nuk ishte ndjerë mirë.

 Mësohet se gjendja e gruas Anila Bazelli me profesion mësuese u përkeqësua më vonë dhe më pas ka ndërruar jetë.

Në këto kushte, familjarët e viktimës akuzojnë mjekët dhe infermierët e urgjencës për mjekim të gabuar.

Mësohet se gruaja vuante nga azma.  

Trupi i Bazelli, është transferuar në morgun e qytetit, por autopsia do të kryhet nga ekspertë nga Tirana, nisur edhe nga pretendimet e familjarëve.

Të fundit