Flash News

E-TJERA

Meta: Ballkani i Hapur nisëm përçarëse, synon të defaktorizojë Kosovën

Meta: Ballkani i Hapur nisëm përçarëse, synon të

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar nismën ‘Ballkani i Hapur’ si përçarëse.

Në një intervistë për Fax News, Meta tha se nisma në fjalë synon defaktorizojë Kosovën dhe ta paraqesë atë si një faktor jo bashkëpunues.

Çështja e Ballkanit të Hapur, e Novisadit, e Mini-Shengenit, se janë ndërruar nja tre emra, është e qartë se është një iniciativë e cila synon të dobësojë Kosovën, ta paraqesë atë si një faktor jo bashkëpunues, por destruktiv.

Njëkohësisht të faktorizojë në mënyrë të pamerituar Beogradin, kur dihet, qëndrimi i tyre është shumë destruktiv për çështjen e Kosovës dhe jo vetëm.

Kemi sjelljet e tyre në raport me Malin e Zi, apo politikat e caktuara ndaj Bosnjë-Hercegovinës.

Ndërkohë, dihet që është Procesi i Berlinit, i cili është një proces solid, një proces që ka një kujdestari europiane, ka instrumente financiarë që mbështetet, ku janë të përfshira katër liritë, dhe ku Kosova është e barabartë, si gjithë të tjerët.

Kështu që këto lloj iniciativash hibride, përçarëse, synojnë thjesht të forcojnë regjimet autokratike në rajon.

Por, kurrsesi të forcojnë bashkëpunimin rajonal përmes partneritetit, dhe të përshpejtojnë integrimin evropian të vendeve tona”, deklaroi Meta.

Të fundit