Flash News

E-TJERA

Meta: Basha ka qenë prej 8 vjetësh në funksion të Edi Ramës, opozita shumë shpejt do jetë më e fort

Meta: Basha ka qenë prej 8 vjetësh në funksion të Edi

Presidenti Ilir Meta ka komentuar situatën në të cilën ndodhet opozita shqiptare. I ftuar në emisionin ‘Dekalog’, Meta thotë se problem kryesor për të ka mbetet opozita e cila, sipas tij ka qenë inekzistente.

Meta shprehet po ashtu se kreu i PD, Lulzim Basha prej 8 vitesh është në funksion të kryeministrit Edi Rama.

Problemi kryesor për mua ka qenë dhe ngelet opozita e cila ka qenë inekzistente, por këtu nuk mund të lë pa faj maxhorancën kur nuk plotëson kushtet për votuesit të cilët i kanë dhënë votën për të drejtuar.

Presidenti Meta: Opozita ne Shqiperi do te jete e forte shume shpejt sepse ndjenja e reagimit te popullit kunder arrogances se Qeverise eshte e jashtëzakonshme, por popullit i ka munguar lidershipi opozitar.

Mezi po e pres 24 korrikun 2022 per tu bashkuar me popullin e 2 Marsit.

Unë nuk jam vetëm. Opozita në Shqipëri do të jetë shumë shpejt më e fort sesa mendon kushdo, sepse ndjenja e shqiptarëve për të reaguar ndaj një arrogance që tenton ti largojë nga vendi ata është e jashtëzakonshme.

Situatë po ndryshojnë dhe do kemi ndryshim më të madhe, unë mezi po e pres 24 korrikun, sepse Shqipëria ka humbur shumë në këto 8 vjet. Ç’faj ka Presidenti se ai zotëria (Lulzim Basha) ka qenë prej 8 vjetësh në funksion të Edi Ramës dhe jo në drejtim të demokratëve”, u shpreh Meta.

Të fundit