Flash News

E-TJERA

Meta deklaratë nga sheshi "Nënë Tereza" për lumin Vjosa; flet për planin në mbrojtje të votës

Meta deklaratë nga sheshi "Nënë Tereza" për lumin
Foto ilustruese

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një deklaratë për mediat nga sheshi "Nënë Tereza", ku ka folur për mbrojtjen e lumit Vjosa. Ai tha se do të jetë në mbështetje të shoqërisë civile sa i përket kësaj çështjeje.

Sipas Metës, lumi është dëmtuar, ndërsa vlerëson se ka ende kohë për ta shpëtuar nga çdo ndërhyrje.

"Është një detyrim për mua si President që të jem në përkrahje të vendosur të shoqërisë civile për mbrojtjen e mjedisit dhe trashëgimisë natyrore të vendit tonë.

Lumi Vjosa është një pasuri e rallë për kontinentin tonë që duhet mbrojtur nga çdo projekt që e cënon. Është dëmtuar jo pak deri më tani, por jemi ende në kohë për ta ruajtur për gjeneratat që do të vijnë dhe për turizmin", tha Meta.

Ky i fundit ka folur edhe për planin e tij sa i përket mbrojtjes së votës. I pyetur nga gazetarët se çfarë përmban ky plan, ai tha se do ta bëjë me dije ditët në vijim.

"Seç përmban ky plan do të njiheni në ditët që do vijnë. Çdo qytetar, pavarëisht bindjes partiake është dakord me Presidentit për mbrojtjen e votës. Të gjithë ti mbajnë larg duart nga votat e qyteraëve shqiptare dhe të kontribojnë në një fushatë demokratike. Përfaqësuesit e partive duhet ët promovojnë njerëz me integritet", shtoi ai.

Të fundit