Flash News

E-TJERA

Meta dekreton dy anëtarët e rinj të Gjykatës së Lartë: Mijëra fate qytetarësh presin gjykimin prej vitesh

Meta dekreton dy anëtarët e rinj të Gjykatës së

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Margarita Buhalit dhe Enton Dhimitrit si anëtarët më të rinj të Gjykatës së Lartë.

Dy emrat ishin propozim i Këshillit të Lartë Gjyqësor. Meta nënvizon se mijëra dosje e fate qytetarësh presin gjykimin prej vitesh dhe se plotësimi i vendeve vakante është i rëndësishëm.

Me këto dy emërime të reja, Gjykata e Lartë, nga sot bëhet me 15 anëtarë, nga 19 që duhet të ketë në përbërjen e saj.

Tashmë Gjykata e Lartë ka dalë nga zona e rrezikut dhe e pamundësisë së funksionalitetit të plotë të saj për të përmbushur misionin dhe autoritetin ssipas Kushtetutës, thotë Meta.

 

Të fundit