Flash News

E-TJERA

Meta dekreton emërimin e anëtarit të gjashtë, Gjykata Kushtetuese bëhet funksionale

Meta dekreton emërimin e anëtarit të gjashtë, Gjykata

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Përparim Kalos si anëtarin e gjashtë të Gjykatës Kushtetuese.

Me emërimin e Përparim Kalos, Gjykata Kushtetuese plotëson kuorumin me 6 anëtarë të jetë funksionale, pra të zhvillojë seanca gjykimi pas gati tri vitesh, pasi vettingu nxorri jashtë sistemit shumicën e trupës së gjyqtarëve të saj, kryesisht për mos justifikim të pasurisë.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese (vakancë e parakohshme).

Sipas praktikës dokumentare të dërguar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me vendimin nr. 59, datë 23.12.2020, ka vendosur miratimin e listës përfundimtare të renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018, e rishpallur në datën 27.09.2019 dhe e rishpallur për herë të tretë në datën 24.09.2020, me renditjen e kandidatëve si më poshtë:

1)            Përparim Kalo                    90.29 Pikë

2)            Aleksandër Toma                             75.57 Pikë

Presidenti Meta, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes, vlerësimit dhe të renditjes së kandidatëve të miratuara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi; si dhe duke vlerësuar njëkohësisht nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim të shqyrtimit, në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 7/dh pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pa asnjë vonesë, me Dekretin nr. 11882, datë 23.12.2020, ka vendosur që:

Zoti Përparim Kalo emërohet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese”, njofton presidenca.

  Meta dekreton emërimin e anëtarit të gjashtë, Gjykata

Për të plotësuar kuorumin e duhur, gjykata duhet të ketë në total 9 anëtarë.  

 

Të fundit