Flash News

E-TJERA

Meta dekreton emërimin Rektorit të Akademisë së Studimeve Albanologjike, Prof. Dr Luan Përzhita

Meta dekreton emërimin Rektorit të Akademisë së Studimeve

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar emërimin e Prof.Dr Luan Përzhitës, si Rektor i Studimeve Albanologjike.

Në një postim në Facebook, Meta thekson rëndësinë e zhvillimit të mëtejshëm të Albanologjisë, si një rol thelbësor në konsolidimin e kombit shqiptar.

“Me anë të një ceremonie solemne, të organizuar në institucionin e Presidentit të Republikës, i dorëzova sot dekretin e emërimit, në detyrën e lartë të Rektorit të Akademisë së Studimeve Albanologjike, Prof.Dr. Luan Përzhitës, duke i uruar shumë suksese.

Është me tepër rëndësi, zhvillimi i mëtejshëm i shkencës së Albanologjisë, që ka patur një rol thelbësor dhe të jashtëzakonshëm në konsolidimin e kombit shqiptar, si dhe në lindjen dhe formimin e shtetit shqiptar.

Mbështetja më thelbësore dhe me vizion, është jetike për forcimin e rrënjëve dhe identitetit tonë kombëtar”, shkruan Meta në Facebook.

Meta dekreton emërimin Rektorit të Akademisë së Studimeve

Meta dekreton emërimin Rektorit të Akademisë së Studimeve

Të fundit