Flash News

E-TJERA

Meta dekreton Gent Sejkon për drejtimin e Bankës së Shqipërisë, 'verdiktin' e jep Kuvendi

Meta dekreton Gent Sejkon për drejtimin e Bankës së

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar kandidaturën e Gent Sejkos për t’u rizgjedhur Guvernator i Bankës së Shqipërisë. Propozimi i Metës do t’i kalojë Kuvendit për t’u votuar.

Mandati i Sejkos ka përfunduar në datën 5 shkurt. Ai u emërua Guvernator i Bankës së Shqipërisë në datë 5 shkurt 2015 nga Kuvendi i Shqipërisë, bazuar në dekretin e Presidentit të Republikës.

Kreu i Shtetit vlerëson politikën e Bankës së Shqipërisë për të ofruar mbështetjen e nevojshme për rimëkëmbjen ekonomike si pasojë e tërmetit dhe pandemisë.

Gjithashtu thekson se në kushtet kur inflacioni është rritur për shkak të çmimeve më të larta të ushqimeve dhe energjisë, Banka e Shqipërisë duhet të rregullojë qëndrimin e politikës në përputhje me objektivin e saj për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve.

Meta kërkon që të tregohet kujdes edhe mbi rrezikun e rritjes së kredive me problem. Gjithashtu nënvizon se të gjithë aktorët duhet të përpiqen për menaxhuar më mirë rreziqet fiskale që lidhen me rritjen e borxhit publik dhe të ekspozimit ndaj rritjes së portofolit të projekteve të Partneritetit Publik Privat.

Meta dekreton Gent Sejkon për drejtimin e Bankës së

Të fundit