Flash News

E-TJERA

Meta dekreton Gentian Medjan, gjyqtar i gjykatës së Lartë

Meta dekreton Gentian Medjan, gjyqtar i gjykatës së Lartë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar një tjetër anëtar të Gjykatës së Lartë, Gentian Medja. Meta pranoi dhe firmosi propozimin e KLGJ-së, duke i shtuar gjykatës edhe një gjyqtar të ri.

Aktualisht, gjykata e Lartë bëhet me 11 gjyqtarë nga 19 që duhet të ketë në total.

“Në përfundim të shqyrtimit të këtij propozimi, Presidenti i Republikës, në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 136 të Kushtetutës, nenit 48, pika 11 dhe 13 të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ka pranuar propozimin e KLGJ-së, dhe përmes Dekretit nr. 13497, datë 07.03.2022, ka vendosur që: Zoti Gentian Medja të emërohet gjyqtar në Gjykatën e Lartë. Me këtë emërim të ri, nga sot Gjykata e Lartë, bëhet me 11 (njëmbëdhjetë) gjyqtarë, nga 19 që kjo gjykatë duhet të ketë”, thuhet në dekretin e firmosur.

Megjithatë presidenti ka shprehur rezervat e tij lidhur me vonesat e Këshillit të Lartë Gjyqësor në plotësimin e trupës së gjyqtarëve. Konkretisht, Meta është fokusuar në dy probleme të evidentuara: procedurat e ngritjes në detyrë dhe kërkesat e kandidatëve për t’u bërë anëtar i Gjykatës së Lartë.

“Presidenti i Republikës, pavarësisht këtij dekretimi, shpreh rezervën e tij lidhur me veprimtarinë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, mbi vonesat e pajustifikuara të krijuara në plotësimin e Gjykatës së Lartë me të gjithë trupën e nevojshme gjyqësore. Konkretisht në rastin konkret ndjekja e procedurave të ngritjes në detyrë ka zgjatur plotësisht 2 (dy) vjet, gjë e cila të krijon bindjen se, zvarritja e  procedurave të promovimit në karrierë në Gjykatën e Lartë të gjyqtarëve, simodos pasi aplikantët janë zgjedhur përmes shortit dhe si anëtarë të Kolegjit Zgjedhor, është zvarritur, duke rritur rrezikun që ata të ndiheshin nën presion të vazhduar, si mbi pritshmëritë e tyre legjitime në procesin e kandidimit për t’u emëruar si anëtar të Gjykatës së Lartë ashtu dhe në detyrën si anëtar të Kolegjit Zgjedhor. Është për t`u theksuar fakti se, edhe pse kandidatët që kanë shprehur interes për të qenë anëtar të Gjykatës së Lartë kanë aplikuar për ngritje në detyrë në këtë vakancë, shumë kohë përpara se ata të zgjidheshin me short si anëtarë të Kolegjit Zgjedhor, sërish tejzgjatja e një procedure për rritjen në detyrë për një periudhë 2 (dy) vjeçare nga KLGJ është një standard i papranueshëm”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Meta dekreton Gentian Medjan, gjyqtar i gjykatës së Lartë

Të fundit