Flash News

E-TJERA

Meta dekreton komandantin e ri të Forcave Detare

Meta dekreton komandantin e ri të Forcave Detare

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar komandatin e ri të Forcave Detare. Ai ka caktuar në këtë detyrën kundëradmiral Adnand Agastra.

Ky i fundit aktualisht mban detyrën e shefit të Degës së Operacioneve dhe Stërvitjes në Forcën Detare.

Gjatë karrierës së tij ushtarake ka kryer kurse dhe trajnime të shumta brenda dhe jashtë vendit, në akademitë më prestigjoze ushtarake të vendeve të NATO-s.

Agastra ka një karrierë të gjatë në Forcat e Armatosura, duke shërbyer thuajse në të gjithë zinxhirin komandues të Forcës Detare, ku veçohen “Komandant i Grupit të Rojës Bregdetare”, “Shef Shtabi i Flotiljes Jugore”, “Shef Shtabi i Flotiljes së Anijeve”, “Komandant” në “Pasha Liman”. Gjithashtu, ai ka shërbyer edhe jashtë vendit, në strukturat ushtarake të NATO-s.

Të fundit