Flash News

E-TJERA

Meta dekreton ligjin “Për Regjistrin Qendror të Llogarive Bankare”: Parandalon keqpërdorimin e sistemit financiar

Meta dekreton ligjin “Për Regjistrin Qendror të Llogarive
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar me shpallje ligjin “Për Regjistrin Qendror të Llogarive Bankare”.

Sipas presidentit, ky ligj do të shtojë më shumë mekanizmat ligjorë dhe instrumentet për parandalimin e keqpërdorimit të sistemit financiar në Republikën e Shqipërisë.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 154/2020 “Për Regjistrin Qendror të Llogarive Bankare”, si një akt i ri që do të shtojë më shumë mekanizmat ligjorë dhe instrumentet për parandalimin e keqpërdorimit të sistemit financiar në Republikën e Shqipërisë.

Ky ligj pritet të jetë një mjet më shumë në dorë të agjencive ligjzbatuese në luftën kundër pastrimit të parave dhe të produkteve, që burojnë nga veprat penale, për parandalimin e financimit të terrorizmit, si dhe për lehtësimin e procedurave të mbledhjes së detyrimeve tatimore, taksave apo tarifave, në nivel qendror apo vendor”, njofton presidenca.

Meta dekreton ligjin “Për Regjistrin Qendror të Llogarive

Të fundit