Flash News

E-TJERA

Meta dekreton lirimin nga detyra të vajzës së Ismail Kadaresë dhe disa ambasadorëve të tjerë

Meta dekreton lirimin nga detyra të vajzës së Ismail

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar lirimin nga detyra si ambasadore e Shqipërisë në OKB për Besiana Kadarenë.

Kjo e fundit është vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadaresë dhe lirimi nga detyra vjen pasi i ka mbaruar mandati.

Presidenca bën me dije se me propozim të kryeministrit Edi Rama, Kreu i Shtetit ka liruar edhe Albana Dautllarin, e cila ishte ambasadore e vendit tonë pranë Këshillit të Evropës, në Strasburg,

Ka liruar gjithashtu Ferit Hoxhën, që ishte ambasador pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) si dhe Arian Spasse që shërbente ambasador në Hungari. Ky vendim vjen pas përfundimit të mandatit.

Pas lirimit, Meta e ka dekretuar Besiana Kadare si ambasadore në UNESCO, ndërsa vendin e saj në OKB do ta zërë Ferit Hoxha. Ky i fundit ishte ambasador i Shqipërisë në UNESCO.

Në vend të Albana Dautllarin, ai ka vendosur Dastid Koreshi si ambasador pranë Këshillit të Evropës.

Të fundit