Flash News

E-TJERA

Mori përgjigjen nga SPAK, Meta dekreton qeverinë ‘Rama 3’

Mori përgjigjen nga SPAK, Meta dekreton qeverinë ‘Rama 3’
Presidenti Ilir Meta dekreton qeverinë e re ‘Rama 3’.

Në mbështetje të neneve 93, 95 pika 1, 96, 97, 98, dhe 99 të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, me propozim të Kryeministrit[1] nr. 4281 prot., datë 11.09.2021, si dhe pas administrimit të informacionit prej organeve ligjzbatuese për verifikimin e kandidatëve të propozuar si anëtarë të Këshillit të Ministrave dekretoj emërimin e Këshillit të Ministrave me këtë përbërje:

1)          Zoti Edi Rama- Kryeministër;

2)          Zoti Arben Ahmetaj - Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave;

3)          Zonja Olta Xhaçka - Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

4)          Zoti Niko Peleshi - Ministër i Mbrojtjes;

5)          Zoti Bledar Çuçi - Ministër i Brendshëm;

6)          Zonja Delina Ibrahimaj- Ministër i Financave dhe Ekonomisë;

7)          Zonja Belinda Balluku - Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

8)          Zonja Evis Kushi - Ministër i Arsimit dhe Sportit;

9)          Zoti Ulsi Manja - Ministër i Drejtësisë;

10)     Zonja Elva Margariti - Ministër i Kulturës;

11)     Zonja Frida Krifca - Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;

12)     Zonja Ogerta Manastirliu - Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale;

13)     Zonja Mirela Kumbaro Furxhi - Ministër i Turizmit dhe Mjedisit;

14)     Zonja Elisa Spiropali - Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;

15)     Zonja Edona Bilali - Ministër i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes;

16)     Zonja Bora Muzhaqi - Ministër i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;

17)     Zonja Milva Ekonomi - Ministër i Shtetit për Standardet e Shërbimeve”, thuhet në dekretin e presidentit.

Pas miratimit në Parlament, kryeministri i dërgon Presidentit për dekretim ministrat, i cili duhet të shprehet brenda 7 ditëve. Dekretet e miratuara nga Presidenti kalohen sërish nga Kuvendi në një afat 10 ditë. Para fillimit të detyrës, Kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat do të betohen para Presidentit, të cilin e shkarkuan vetëm pak muaj më parë. 

Përgjigja nga SPAK

Kujtojmë se sot SPAK i ka kthyer përgjigje Kreut të Shtetit Ilir Meta, ku i sqaron se asnjë prej emrave të propozuar për ministër nga kryeministri Edi Rama nuk është nën hetim.

Meta kërkoi nga organet e akuzës informacion, nëse për emrat e kabinetit të ri qeveritar ka procese hetimore apo penale që janë nisur apo mund të jenë në fazë vlerësimi.

“Asnjë prej emrave të paraqitur nuk është i regjistruar si person nën hetim në regjistrin e njoftimit të veprave penale të Prokurorisë së Posaçme", thuhet në përgjigjen e SPAK.

Një ditë më parë kreu i SPAK-ut, Arben Kraja tha për mediat se kërkesa e presidentit Meta po shqyrtohej me përparësi. Të njëjtën përgjigje ia dha më herët edhe Prokuroria e Përgjithshme.

Të fundit