Flash News

E-TJERA

Meta dekreton tre aktet e qeverisë për vaksinën anti-Covid: Transparenca është thelbësore

Meta dekreton tre aktet e qeverisë për vaksinën anti-Covid:
Presidenti i Republikës Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar tre akte normative të qeverisë për marrëveshjen me kompaninë Pfizer, për marrjen e vaksinës anti-Covid.

Presidenti i ka bërë thirrje qeverisë, që nëpërmjet një plani të qartë dhe efikas të angazhohet me të gjitha burimet, për mbulimin e nevojave të popullsisë për vaksinim.

Kjo thekson Meta duhet të shoqërohet me një protokolli shëndetësor të sigurt, që garanton ruajtjen e vaksinës dhe efektivitetin e saj.

Kreu i Shtetit thekson domosdoshmërinë e informimit të duhur të qytetarëve për vaksinën dhe karakteristikat e saj. Ai nënvizon serish se transparenca është thelbësore në demokraci, veçanërisht në luftën kundër pandemisë Covid-19.

Të fundit