Flash News

E-TJERA

Meta dhe Kryemadhi dalin sot para Gjykatës së Posaçme

Meta dhe Kryemadhi dalin sot para Gjykatës së Posaçme

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe deputetja Monika Kryemadhi do të dalin sot para Gjykatës së Posaçme ku do t’u konfirmohen masat e sigurisë.

Po ashtu, në seancë do të jenë edhe dy të akuzuarit e tjerë, Piro Xhixho dhe Ema Çoku.

“Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot, me datë 22.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit për personat nën hetim Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku”.

Bazuar në nenin 248 pika 1 të K.Pr.Penale, seanca gjyqësore për shqyrtimin e kësaj kërkese do të zhvillohet më datë 23.10.2024 ora 09:30”, thuhet në njoftim.

Meta u arrestua dy ditë më parë teksa kthehej nga Kosova. Efektivët e policisë e nxorën ish-presidentin forcërisht nga mjeti ku udhëtonte dhe e shoqëruan në Drejtorinë e Policisë.

Partia e Lirisë ka deklaruar se kjo është një pengmarrje politike, një proces i stisur nga Rama.

Të fundit