Flash News

E-TJERA

Meta dhe Rama urojnë besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit

Meta dhe Rama urojnë besimtarët myslimanë për Natën e

Presidenti i Republikës Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama kanë uruar besimtarët myslimanë për Natën e Kadrit,  e cila kremtohet sonte.

"U uroj sot Natën e Madhe të Kadrit - nata e zbritjes së Kuranit të Shenjtë - të gjithë besimtarëve muslimanë" shkruan shkurtimisht kreu i qeverisë në rrjetet sociale teksa e shoqëron me një foto të hurmave arabe.

Ndërsa kreu i shtetit shkruan se nata e bekuar na kujton mësimet e mençura të Profetit Muhamed se besimi më i mirë është tek durimi.

""Nata e Kadrit është më e mirë se një mijë muaj".
Gëzuar Natën e Bekuar të paqes së madhe dhe të zbritjes së Kuranit, që na kujton mësimet e mençura të Profetit Muhamed se besimi më i mirë është tek durimi.
Zoti jua pranoftë lutjet dhe agjerimin të gjithë besimtarëve!
Bekimet e Tij, mirësia dhe paqja mbizotëroftë në familjet Tuaja!" shkruan Meta në rrjetet sociale teksa poston një fot të xhamisë së Ethem Beut në kryeqytet.

Të fundit