Flash News

Ditari i Opozitës

Meta direktiva strukturave para 14 majit: Intensifikoni takimet derë më derë, lidhni besën për fitore

Meta direktiva strukturave para 14 majit: Intensifikoni takimet derë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka udhëzuar strukturat e partisë para zgjedhjeve të 14 majit. Meta ka kërkuar që të zhvillojnë takime dhe të qëndrojnë pranë njerëzve duke intensifikuar takimet derë më derë.

Meta shkruan në Facebook, se është besimplotë se më 14 maj, Bashkia e Tiranës do të fitohet nga Belind Këlliçi i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për të përmbysur regjimin dhe korrupsionin.

“Strukturat tona, shtabet zgjedhore, në çdo lagje e fshat të Tiranës, janë vënë në funksion të fitores së padiskutueshme të Ndryshimit të madh.

Tirana duhet t’u kthehet njerëzve të saj, prandaj energjia jonë në ditët që kanë mbetur duhet të vijë duke u intensifikuar, derë më derë, rrugë më rrugë, që të shtrëngojmë duart e të lidhim besën me qytetarët për fitoren tonë të përbashkët.

Më 14 Maj, Tirana do të përmbysë regjimin dhe korrupsioni absolut do të zëvendësohet me transparencë absolute”, shkruan Meta në Facebook.

Të fundit