Flash News

E-TJERA

Meta: Doja edhe një mandat tjetër si President, por m’i prishi planet 25 prilli

Meta: Doja edhe një mandat tjetër si President, por m’i prishi

Presidenti Ilir Meta ka shprehur ambicien edhe për një mandat të dytë si president i republikës.

I ftuar në syri tv, Meta tha se ky plan tashmë është anuluar për shkak të situatës së krijuar pas zgjedhjeve të 25 prillit.

"Planet e mia i prishi 25 prilli. Plani im ishte të bëja edhe një mandat tjetër si President. Gjatë kësaj kohe të riparojmë disa gjëra në kushtetutë, edhe për popullin, por edhe për institucionin e Presidentit që të ketë mundësi, instrumente të mbrojë shtetin nga pushteti.

Sepse gjithmonë shteti kërcënohet nga pushteti i radhës kushdo qoftë. Ilir Meta si person i ka përballuar dhe do t'i përballojë të gjitha vështirësitë e tij deri në 24 korrik. Por një president tjetër duhet të jetë një president që të mbrojë shtetin", u shpreh Meta. 

Të fundit