Flash News

E-TJERA

Meta: Duhet ndalur largimi i trurit, rinia ka nevojë për shpresë dhe besim

Meta: Duhet ndalur largimi i trurit, rinia ka nevojë për shpresë

Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në Facebook, ka bërë thirrje për më shumë vëmendje ndaj rinisë, pasi sot më shumë se kurrë ata kanë nevojë për shpresë dhe besim.

Kreu i shtetit shkruan se është e rëndësishme që të kthehet vëmendja nga të rinjtë të cilët janë dhe shpresa e së ardhmes, për të parandaluar largimin e tyre nga vendi.

“Ndal largimit të trurit!

Më shumë se kurrë, Shqipëria ka sot nevojë për shpresë dhe besim. Nga Shqipëria duan të largohen; 92 % e studentëve për mjekësi, 79 % për ekonomi dhe 64 % e studentëve për pedagogji. Rinia ka nevojë për shpresë dhe besim”, shkruan Meta.

Meta: Duhet ndalur largimi i trurit, rinia ka nevojë për shpresë

Të fundit