Flash News

E-TJERA

Meta e ktheu në Kuvend, Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e presidentit për buxhetin 2021; Deputeti i vetëm që votoi pro

 

Meta e ktheu në Kuvend, Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e
Foto nga punimet e Komisionit te Ekonomise

 

Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka rrëzuar dekretin e kreut të shtetit, Ilir Meta për buxhetin e vitit 2021.

Më 16 vota kundër, dekreti i presidentit u hodh poshtë, ndërsa deputeti i opozitës parlamentare Artur Roshi ishte i vetmi që votoi pro.

Sipas presidentit ky buxhet nuk kishte asnjë plan rimëkëmbje ekonomike dhe se cenohet nga borxhi i lartë publik. Për këtë, Presidenca kërkoi vendosje të një tavani për borxhin publik. 

Po ashtu, sipas Metës, në këtë buxhet nuk parashikohet mbështetje e mjaftueshme financiare për qytetarët dhe sistemin shëndetësor, apo nuk mbështet bizneset.

Sipas relatorit të buxhetit, financat janë në krizë për shkak të pandemisë dhe parashikimet për shpenzime janë më realistet.

Ndërkohë pak para se dekreti të rrëzohet, Meta me anë të një postimi në FB krahasoi buxhetin e PPP-ve dhe me atë të përcaktuar për luftën kundër pandeminë.

Buxheti 2021 do të kalojë për votim në Parlament në seancën e të enjtes.

Të fundit