Flash News

E-TJERA

Meta emëron anëtarin e 12-të të Gjykatës së Lartë, kritkon KLGJ: Po vonon procedurat

Meta emëron anëtarin e 12-të të Gjykatës së

Presidenti Ilir Meta ka emëruar Darjel Sinën si anëtarin më të ri të Gjykatën së Lartë. Ai është përzgjedhur për t`u emëruar përmes procedurës së përzgjedhjes të kandidatëve nga radhët e juristëve të spikatur, për pozicionin e lirë në fushën e të drejtës civile.

Pasi u njoh me vendimmarrjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe propozimin e përcjellë nga ky organ, Kreu i Shtetit firmosi emërimin.

Me këtë emërim të ri, nga sot Gjykata e Lartë, bëhet me 12 gjyqtarë, nga 19 që kjo gjykatë duhet të ketë.

Presidenti kritikon Këshillin e Lartë Gjyqësor, mbi vonesat në plotësimin e Gjykatës së Lartë me të gjithë trupën e nevojshme gjyqësore.

Plotësimi i kësaj vakance në Gjykatën e Lartë ka zgjatur ekzaktësisht 2 vjet e 7 muaj, ç’ka tregon se kohëzgjatja e procedurave të ndjekura nga KLGJ është e papranueshme, përtej çdo afati ligjor dhe të arsyeshëm, thotë Meta.

Meta emëron anëtarin e 12-të të Gjykatës së

 

Të fundit