Flash News

E-TJERA

Meta firmos kallëzimin penal ndaj Kuvendit: Do depozitohet në SPAK dhe Prokurori

Meta firmos kallëzimin penal ndaj Kuvendit: Do depozitohet në SPAK dhe

Presidenti Ilir Meta ka firmosur padinë penale ndaj Kuvendit të Shqipërisë, për “falsifikim dokumentesh”. Në një konferencë për mediet, kreu i shtetit tha se padia do t’i dorëzohet SPAK-ut dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

“Sot kam firmosur kallëzimin penal si President i Republikës kundër strukturave të funksionarëve përgjegjës në Kuvendin e Shqipërisë për veprat penale të kryera në bashkëpunim "falsifikim dokumentesh”, tha Meta.

Meta deklaroi se padia ndaj Kuvendit do t’i dorëzohet SPAK-ut dhe Prokurorisë së Përgjitshme, dhe pas depozitimit do të bëhet publik në faqen zyrtare të Presidencës.

Presidenti e cilësoi si një rast flagrant dhe krim që ndodh për herë të parë në 30 vite kundër kreut të shtetit, çka dëshmon sipas Metës, mënyrës se si ka funksionuar Kuvendi njëpartiak dhe si po funksionon sot me opozitë.

“Krimi i falsifikimit është shumë flagrant. Ndodh për herë të parë në një seancë publike të Gjykatës Kushtetuese nga Kuvendi në një proces që ndodh për herë të parë në 30 vite kundër kreut të shtetit. Dhe ky krim tregon shumë qartë, jo vetëm si ka funksionuar Kuvendi njëpartiak i deri para 25 Prillit, por është një dramë se si po funksionon ky Kuvend pa opozitë”, deklaroi presidenti.

Meta firmos kallëzimin penal ndaj Kuvendit: Do depozitohet në SPAK dhe

Të fundit