Flash News

E-TJERA

Meta flet nga Shkupi për "Ballkanin e Hapur": Nismë imponuese që ka prodhuar vetëm debate. Shqetësim, eksodi i të rinjve

Meta flet nga Shkupi për "Ballkanin e Hapur": Nismë

Presidenti Ilir Meta ka ngritur si shqetësim largimin masiv të të rinjve shqiptar nga vendi. Gjatë fjalës së tij nga një aktivitet i zhvilluar në Shkup, Kreu i Shtetit shqiptar ka deklaruar se po largohet forca intelektuale.

"Shqetësim madhor për mua, mbetet eksodi i të rinjve nga rajoni ynë, e sidomos nga Shqipëria.  Problemi i madh është largimi i forcave intelektuale, më krijuese, më të reja dhe për fat të keq më të kualifikuara, që na shton përgjegjësinë për të shpëtuar Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe rajonin tonë, nga ky fenomen, që Papa Françesku e quan me të drejtë 'Dimri demografik'", ka deklaruar Meta.

Ky i fundit është shprehur kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan, duke e cilësuar si një akt me pasoja katastrofike. Gjithashtu ka komentuar edhe nismën "Ballkani i Hapur", ku bën pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

"Nuk mund të jetë zgjidhje rivizatimi i kufijve në rajonin tonë, sepse kjo çështje është provuar, ka dështuar dhe ka qe në një katastrofë për rajonin. E vetmja zgjidhje, është respektimi i të drejtave të të gjitha minoriteteve nga kushdo, në mënyrën e duhur dhe në respekt të standardeve europiane.

Lidhur me iniciativën e “Ballkanit të Hapur”, dua të theksoj se në Ballkan, nuk ka kombe të mira dhe kombe të këqija, sepse të gjithë popujt janë të etur për paqe, stabilitet, siguri, bashkëpunim ndëretnik dhe marrëdhënie të mira fqinjësore, por ka politika të mençura bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse ose politika të mbrapshta dhe përçarëse.

“Ballkani i Hapur” është një nismë imponuese dhe e pa qartë, që më shumë se rezultate deri më tani ka prodhuar vetëm debate dhe pasi ka ndërruar tre herë emrin, i vetmi element pozitiv që ka është përcaktimi “i hapur”.

Nuk mund ta fsheh shqetësimin tim për pozitën e Kosovës dhe tendencën e “Ballkanit të Hapur” për ta margjinalizuar atë. Unë kurrë nuk kam besuar dhe nuk mund të besoj, që zgjidhja për çdo çështje në raportet mes Kosovës dhe Serbisë, mund të jetë më pak serbë në Kosovë, apo më pak shqiptarë në Serbi", deklaroi Meta.

 

 

Të fundit