Flash News

E-TJERA

Meta flet pas protestës së PD: Prej kohësh kërkohet një konfrontim artificial dhe i përgjakshëm

Meta flet pas protestës së PD: Prej kohësh kërkohet një

Presidenti Ilir Meta ka komentuar protestën e 8 janarit në selinë e PD.

Në një intervistë në TV 21 Maqedoni, Meta tha se prej kohësh kërkohet një konfrontim artificial dhe i përgjakshëm.

Sipas tij, kur një kryetar kontestohet, ai duhet t’i nënshtrohet një procesi votëbesimi. Duhet të tregojë apo të konfirmojë legjitimitetin e tij.

“Asnjë demokrat nuk i meritonte ngjarjet e 8 janarit.

Kur një kryetar kontestohet, ai duhet t’i nënshtrohet një procesi votëbesimi. Duhet të tregojë apo të konfirmojë legjitimitetin e tij.

Për fat të keq, prej kohësh kërkohet një konfrontim artificial dhe i përgjakshëm.

Sot kemi disa deputetë të vërtetë opozitarë, zëri i të cilëve do të dëgjohet akoma dhe më shumë dhe Shqipëria do të ketë zhvillimet e saj pozitive demokratike pa asnjë diskutim.

"Udhëheqja e opozitës" po provokon një tension dhe pretendon në forma policore të imponojë një autoritet që nuk e ka. Sepse *në demokraci autoriteti fitohet me votë. Konfirmohet me votë. Nuk fitohet me polici. Fitohet me procedura. Cdo krizë politike ka vetëm zgjidhje politike. Zgjidhja është vota”, u shpreh Meta.

 

Të fundit