Flash News

E-TJERA

Meta flet si ish-student i dhjetorit 90', ku gaboi politika në këto 30 vite: Shqipëria nuk u vonua nga unë!

Meta flet si ish-student i dhjetorit 90', ku gaboi politika në

Në 30 vjetorin e Lëvizjes Studentore, Presidenti i Republikës Ilir Meta ka folur si student i dhjetorit dhe për bilancin e këtyre 30 vite. Ai vë theksin te integrimi dhe tregon dy nevojat thelbësore për të ecur përpara.

Kreu i Shtetit pranon se janë bërë gabime, ndërsa shton se "Ilir Meta nuk e ka vonuar asnjëherë procesin e integrimit".

"Është ditë feste, sepse 30 vjet më parë ndodhi një zgjim historik, sigurisht që është edhe trishtimi po të kemi parasysh një bilanc 30 vjeçar në të gjitha aspektet.

Pra pas 30 vjetësh, nuk jemi ku duhet të ishim në raport me integrimin, shtetin ligjor, pozicionin rajon. Ka qenë një proces ulje-ngritjesh, por ajo që na ka dëmtuar është braktisja e shumë politikanëve dhe idealeve të tyre të dhjetorit, si dhe sakrifica që duhet të bëjë çdo politikan.

Në 30 vite kam shumë arsye për të qenë reflektues ndaj gjerave që mund ti kisha bërë më mirë. Nuk erdhëm nga një shkollë politike, dhe ajo që jam krenar si një ish-student i dhjetorit është se në 30 vjet Shqipëria nuk është vonuar për në Europë më shkak të Ilir Meta.

Si na arriti ne Serbia e Mal i Zi që në 2001 nuk ishin asgjekundi. Kryeministri bllokoi negociatat.

Kemi një problem tjetër në këto 30 vite. Tashmë duhet të jetë "Do ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa".

Zgjedhje të lira e të ndershme dhe Kushtetuta, këto janë dy gjerat që na mbajnë peng. Ne Kushtetutëm e goditëm për interesa  të pushtetit", tha Meta në "Përballë".

 

 

Të fundit