Flash News

E-TJERA

Meta homazhe në Lezhë për 554-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut/ Rama asnjë reagim, vazhdon axhendën me Erdogan

Meta homazhe në Lezhë për 554-vjetorin e vdekjes së

Me rastin e 554-vjetorit të ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar, presidenti Ilir Meta bëri sot homazhe dhe vendosi një kurorë me lule te mauzoleumi i vendprehjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, në qytetin e Lezhës.

“Sot është dita e kalimit në përjetësi e Kryeheroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu, të cilin me shumë të drejtë Fan Noli e ka konsideruar ‘Shqiptari më i gjallë ndër gjithë shqiptarët, përgjithmonë!’ 

Sepse është jo vetëm Kryeheroi ynë Kombëtar, i cili i dha indentitetin më të fortë kombit tonë në mbrojtje të lirisë dhe të dinjitetit kombëtar e njerëzor, por njëkohësisht është ky personalitet i jashtëzakonshëm dhe një hero i qytetërimit evropian gjithashtu, i cili përcaktoi në mënyrë të pakthyeshme identitetin europian të kombit tonë si dhe rrugën e të ardhmen europiane të Shqipërisë", deklaroi Meta ndër të tjera.

E ndërsa presidenti bënte homazhe, kryeministri Edi Rama së bashku me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan zhvillonin një ceremoni në Laç, ku u ndanë çelsat e banesave të financuara nga Turqia si ndihmë për tërmetin e 26 nëntorit.

Rama nuk ka bërë asnjë reagim në përvjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar. Ndërsa Erdogan zgjodhi si datë ditën e 554-vjetorit të ndarjes nga jeta të Skënderbeut për të bërë vizitë në Shqipëri.

Presidenti turk nuk do të takohet me homologun shqiptar Meta, por do të vazhdojë axhendën vetëm me "vëllain" e tij Rama. Vizita e tij në këtë datë nga shumë zëra është interpretuar si e qëllimshme.

 

 

Të fundit