Flash News

E-TJERA

Meta humb mikun që iu gjend në momente të vështira: Lajm shokues dhe tronditës

Meta humb mikun që iu gjend në momente të vështira: Lajm

Presidenti Ilir Meta ka humbur një prej miqve të tij, të quajtur Arjan Kuçi.

Sipas Metës, në një postim në rrjetet sociale, ky person i është gjendur në momentet më të vështira, ndërsa e ka cilësuar një lajm shokues dhe tronditës kur ka mësuar për ndarjen e tij nga jeta.

“Ndarja nga jeta e Arjan Kuçit, shokut dhe mikut tim të mrekullueshëm në momentet më të vështira, është një lajm shokues dhe tronditës.

Edhe pse i mbetur jetim adoleshent, Arjani nuk u dorëzua, por i doli për Zot familjes së Tij, duke hyrë në Ambasadën Gjermane në korrik të vitit '90, me shpresën për ta shpëtuar nga varfëria, duke bërë edhe shumë sakrifica, veçanërisht për motrën e vëllain më të vogël, për t'u shndërruar në model frymëzues, force e virtytesh edhe për ne miqtë e Tij.

Arjani mbeti gjithmonë një shok i mrekullueshëm për të gjithë ne dhe një familjar i jashtëzakonshëm e patriot.

Jam pranë familjes së dashur Kuçi në këto momente tepër të vështira, të gjithë të afërmve dhe miqve të tyre.

I përjetshëm kujtimi dhe guximi i Tij!”, shkruan Meta.

Meta humb mikun që iu gjend në momente të vështira: Lajm

Të fundit