Flash News

E-TJERA

Meta i kërkoi informacion për bashkitë pa kryetar, KQZ: Janë vetëm tre, për të tjerat s'kemi dijeni

Meta i kërkoi informacion për bashkitë pa kryetar, KQZ: Janë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje presidentit Ilir Meta në lidhje me bashkitë, që kanë mbetur pa drejtues.

Kreu i Shtetit deklaroi disa ditë më parë se “kam filluar procedurat për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate. Kam kërkuar informacion për faktin se kush janë ato bashki në të cilat gjatë kësaj periudhe, sipas informacionit dhe vlerësimit, kryetarëve të bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme”.

Në shkresën e kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi thotë se bashkitë pa kryetar janë Vora, Shkodra dhe Dibra. Celibashi thekson se KQZ nuk është vënë në dijeni për raste të tjera të vakancave nga Këshilli i Ministrave.

“KQZ ka shpallur të pavlefshme dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të kryetarit të bashkisë Vorë, Agim Kajmaku.  Valdrin Pjetri, kandidati fitues për kryetar i bashkisë Shkodër, para marrjes së detyrës ka vënë në dijeni KQZ për dhënien e dorëheqjes nga marrja e detyrës.

Zoti Dionis Imeraj, kryetari i bashkisë Dibër ka depozituar pranë KQZ dokumentacionin e kandidimit si deputet për zgjedhjet e Kuvendit të datës 25 prill 2021, pjesë e të cilës është edhe kërkesa e tij për dorëheqjen  për shkak të kandidimit”, thuhet në shkresën e KQZ

Meta i kërkoi informacion për bashkitë pa kryetar, KQZ: Janë

Meta i kërkoi informacion për bashkitë pa kryetar, KQZ: Janë

Të fundit