Flash News

E-TJERA

Meta i përgjigjet Bashës: Ç’më duhet mua PD si mburojë, e dimë kush vendos mburoja e blinda

Meta i përgjigjet Bashës: Ç’më duhet mua PD si

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratës së Lulzim Bashës, kur u shpreh se “koha kur presidenti përdorte PD-në si mburojë, ka përfunduar.”

Meta mohoi akuzën e Bsshës, teksa deklaroi se nuk i duhet asnjë parti si mburojë, por se edhe në takimet që do të zhvillojë me qytetarët, del pa shoqërues. Presidenti i rikujtoi edhe njëherë selinë e blinduar ditën e protestës.

“Unë i kam vendosur këto blindat? Unë? Ata me maska unë i kam çuar? Ç’më duhet mua PD si mburojë. S’kam nevojë për asnjë parti si mburojë. Unë dal mes qytetarëve çdo ditë dhe s’kam nevojë për shoqërues. Kush vendos mburoja e blinda ju e dini shumë mirë. Edhe kush e provokon edhe kush e ka provokuar për vite të tëra. I ka thënë hyr në zgjedhje vendore, dhe ja ku e ka lënë opozitën dhe gjithë Shqipërinë”, u shpreh Meta.

Të fundit