Flash News

E-TJERA

Meta i përgjigjet sërish Komisionit të Ligjeve: I gatshëm të vij më 10 maj, nxitimi tregon se po zbatoni urdhrat politikë

Meta i përgjigjet sërish Komisionit të Ligjeve: I gatshëm
Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish në një përgjigjë ndaj Komisionit të Ligjeve, ndërsa ky i fundit është mbledhur në takimin e radhës për të diskutuar për shkarkimin e Kreut të Shtetit.

Komisoni i Ligjeve hodhi poshtë një ditë më parë, kërkesën e Metës për të zhvilluar seancë dëgjimore më 10 maj. Por Presidenti sërish ka këmbëngulur që kjo mbledhje të zhvillohet ditën e hënë.

Ai ka kërkuar që Komisioni i Ligjeve të qëndrojë në lartësinë e detyrës dhe të mos shkelë ligjin, pavarësisht se nisma për shkarkim është urdhër politik, thekson Meta.

"Ky nxitim i Komisionit të Ligjeve, sidomos në këtë situatë pas realizimit të zgjedhjeve të 25 prillit, përveç se reflekton qartë se po realizon me urgjencë përmbushjen e porosisë politike për të krijuar një proces fiktiv për shmangien e vëmendjes nga gjendja reale post zgjedhore dhe zbardhja e krimeve zgjedhore, mbart dhe rrezikun evident për të konsumuar shkelje kushtetuese dhe ligjore që natyrshëm, prodhojnë shpërdorim të veprimtarisë së deputetëve të Kuvendit, që për pasojë ka vetëm pavfleshmërinë e gjithë kësaj nisme fiktive", thuhet në përgjigjen e Kreut të Shtetit.

Ky i fundit rendit edhe arsyet pse nuk mund të marrë pjesë në seancën e sotme.

"Në funksion të transparencës, dhe nëse dëshironi  ta ndiqni, pasi do të bëhet publike, Presidenti i Republikës, pikërisht sot ditë e enjte, datë 6 maj 2021, do të presë në takime, për bisedime e takime zyrtare, protokollare, personalitete të larta të huaja,si: Ministren Federale për Çështjet Europiane dhe të Kushtetutës së Republikës së Austrisë znj. Karoline Edtstadler dhe Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Sh.T.Z. Borut Pahor", thuhet në letër.

 

Të fundit