Flash News

E-TJERA

Meta jep detaje për takimin me Berishën: E kërkova unë, zgjati 30 minuta. Ç’folën për marrëveshjen me LSI

Meta jep detaje për takimin me Berishën: E kërkova unë,

Presidenti Ilir Meta ka zbardhur detaje nga takimi që ka zhvilluar së fundmi me ish kryeministrin Sali Berisha.

I ftuar në ‘News 24’, Meta tha se takimin me Berishën e ka kërkuar ai vetë dhe ka zgjatur 30 minuta në Pallatin e Brigadave.

“Takimi me Berishen e kërkova une, per t'u çmallur. Takimi zgjati rreth 30 minuta, ne mes te dites, ne mes te Gardes, ne Pallatin e Brigadave”, tha Meta, i cili sqaroi se me të nuk ka biseduar për marrëveshjen e koalicionit të firmosur pak ditë më parë me LSI me Komisionin e Rithemelimit lidhur me zgjedhjet e 6marsit.

“Zero, zero, zero marrëveshje nga ana ime ne emër te LSI me Doktorin. Në detyrën time si President nuk kam punuar kurrë në favor të LSI. Unë kam takuar dhe kam këshilluar dhe Lulzim Bashën, por kam këshilluar dhe zotin Rama”, tha Meta.

Të fundit