Flash News

E-TJERA

Meta kërkoi verifikim të emrave të propozuar për ministra, Arben Kraja: Kërkesa po shqyrtohet me përparësi

Meta kërkoi verifikim të emrave të propozuar për ministra,

Kreu i SPAK-ut Arben Kraja ka thënë se kërkesa e presidentit Ilir Meta po shqyrtohet me përparësi.

Ky i fundit kërkoi një ditë më parë nga Prokuroria nëse për emrat e kabinetit të ri, të propozuar nga kryeministri Edi Rama ka procese hetimore apo penale që janë nisur apo mund të jenë në fazë vlerësimi.

Kjo kërkesë e tij vjen përpara se të hedhë firmën për dekretim. Kraja u shpreh për "Top Channel" se e njëjta kërkesë i është përcjellë edhe SPAK dhe se kërkesa është duke u shqyrtuar.

Meta dekretoi dy ditë më parë Edi Ramën si kryeministrin e Shqipërisë.

Të fundit