Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Meta kërkon shtyrjen e afatit të vlefshmërisë së kartave të identitetit deri më 30 prill

Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama, kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi, të shtyjnë afatin e vlefshmërisë së kartave të identitetit deri më 30 prill.
Përmes një shkrese zyrtare, Meta thotë se shtyrja e këtij afati është një masë që do t`i shërbejë si realizimit të së drejtës së qytetarëve në zgjedhje, ashtu dhe ruajtjes së integritetit të vet procesit zgjedhor.
Në dokument theksohet se sipas të dhënave të bëra publike, aktualisht përllogaritet se, në total janë rreth 800 000 shtetas me të drejtë vote, të cilët rrezikojnë të mos marrin pjesë në zgjedhjet e datës 25 Prill 2021, për shkak se dokumenti i tyre i identifikimit, ka skaduar, apo skadon deri ditën e mbajtjes së zgjedhjeve.
Ndër të tjera, kreu i shtetit i bën thirrje ministrisë së Brendshme të shtojë përpjekjet për ndërgjegjësimin e qytetarëve që të kryejnë aplikimin pranë sporteleve dhe të marrë masa duke shmangur edhe grumbullimet.
Kërkesa e plotë e presidentit:
Siç mund të jeni vënë në dijeni, përmes medias audiovizive, elektronike, apo të shkruar, si President i Republikës realizova një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, që në fokus të veprimtarisë së tyre kanë dhe monitorimin e proceseve zgjedhore ne vendin tonë. Diskutova me ta, mbi ecurinë e deritanishme të procesit përgatitor për zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, me qëllim informimin dhe sensibilizimin e qytetarëve për pjesëmarrje në këto zgjedhje.
Në këtë takim përveç problematikave të tjera, përfaqësuesit e shoqërisë civile evidentuan si një çështje shumë serioze dhe zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit (pasaportave dhe kartave të identitetit -ID), për shkak se, një numri të lartë të qytetarëve u skadon afati i vlefshmërisë së këtyre dokumentave.
Lidhur me këtë temë, dhe përsa është bërë publike, edhe përfaqësuesit e opozitës së bashkuar, pak ditë më parë, përmes një letre zyrtare drejtuar Ministrit të Brendshëm kanë kërkuar shtyrjen e afatit të vlefshmërisë të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike deri më 30 prill 2021, në mënyrë që në zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021, të krijohet mundësia për të ushtruar të drejtën themelore kushtetuese të votës edhe ata qytetarë që ende nuk kanë apo nuk do munden të rinovojnë dokumentin e identifikimit.
Sipas asaj që bëhet prezente në këtë shqetësim të shoqërisë civile dhe të opozitës , një numër i madh qytetarësh rrezikojnë të mos marrin dot pjesë në zgjedhje për shkak të skadimit të afatit të përdorimit/vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit, përpara apo deri në datën 25 prill 2021.
Po sipas të dhënave të bëra publike, aktualisht përllogaritet se, në total janë rreth 800 000 shtetas me të drejtë vote, të cilët rrezikojnë të mos marrin pjesë në zgjedhjet e datës 25 Prill 2021, për shkak se dokumenti i tyre i identifikimit, ka skaduar, apo skadon deri ditën e mbajtjes së zgjedhjeve.
Duke ju referuar numrin të zgjedhësve prej (1 613 960 zgjedhës) që morën pjesë dhe votuan në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017[2], rezulton se, shifra prej 800 000 shtetas të cilëve u skadon afati i vlefshmërisë së dokumentit të identifikimit është sa gjysma e pjesëmarrësve në zgjedhjet e përgjithshme pararendëse, ç’ka përbën një fakt tepër shqetësues.
Duke e vlerësuar me shumë seriozitet e përgjegjshmëri këtë çështje, nga shqyrtimi paraprak i mënyrave të zgjidhjes së kësaj çështjeje për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të idenfitikimit, së fundmi rezulton se, Këshilli i Ministrave me Aktin Normativ nr. 23, datë 03.06.2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar”, ka zgjatur afatin e vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë që u përfundonte afati brenda vitit 2020, deri në datën 31 dhjetor 2020.
Ky akt normativ është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 77/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 23, datë 03.06.2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar”. Pra sipas këtyre akteve, afati i pasaportave të cilat skadonin përgjatë vitit 2020, u shty për shkak të situatës së pandemisë, deri në 31 dhjetor të vitit 2020.
Më duhet gjithashtu të theksoj se, si President i Republikës kam dekretuar pa vonesë shpalljen e këtij ligji me Dekretin nr. 11533, datë më 02.07.2020, ashtu sikundër kam përcjellë mesazhe publike, për ndërgjegjësimin e të gjithë qytetarëve për të verifikuar afatin e vlefshmërisë së dokumenteve të tyre të identifikimit dhe për të aplikuar pa vonesë pranë institucioneve respektive për t’i rinovuar ato.
Në këtë përpjekje për ndërgjegjësimin e publikut janë përfshirë dhe përfaqësuesit e partnerëve tanë euro-atlantikë të pranishëm në Tiranë, të cilët kanë përcjellë mesazhe të qarta në këtë drejtim dhe për të cilat më duhet t’i falenderoj përmes kësaj letre.
Me gjithë përpjekjet e mia sensibilizuese si President i Republikës, aktorëve vendas, por dhe të partnerëve ndërkombëtare, situata rezulton se nuk është përmirësuar sipas pritshmërive, në kushtet kur sërish konstatohet një numër i lartë i shtetasve (rreth 800 000 mijë) që nuk kanë kryer aplikimet për rinovimin e dokumentit të identifikimit, afati i vlefshmërisë së të cilave skadon deri në 25 prill 2021.
Kjo situatë mund të jetë krijuar edhe për shkak të hezitimit të popullatës, për t’u paraqitur pranë sporteleve për shkak të shqetësimit dhe kujdesit, për të mos u grumbulluar në ambiente publike, në një periudhë ku situata epidemike (Covid-19) në vend, ka ardhur dita ditës, me rritje të numrave të qytetarëve të infektuar.
Referuar kësaj gjendjeje, dhe duke marrë për bazë: Situatën e rëndë epidemologjike të shkaktuar nga infeksioni Covid-19;
Shmangien për aq sa është e mundur, të grumbullimeve publike të shtetasve për marrjen e shërbimit në sportelet përkatëse për aplikim dhe tërheqje të pasaportës dhe kartës së identitetit, grumbullime këto të cilat mund të vijnë në rritje, për shkak të afrimit të datës së zgjedhjeve; Kufizimet në orarin e lëvizjes, dhe nevojës jetike për respektimin e masave në kuadër të përballlimit të situatës dhe pasojave të pandemisë;
Faktin se, afati kohor në dispozicion deri në 25 prill 2021 (nga sot vetëm 52 ditë) është mjaft i kufizuar për të bërë të mundur informimin, aplikimin dhe ripajisjen e të gjithë shtetasve të cilëve u skadon afati i dokumentit të idenfitikimti; si dhe Me qëllim garantimin e së drejtës kushtetuese për të zgjedhur për të gjithë shtetasit me të drejtë vote; si President i Republikës, çmoj se Ministria e Brendshme, Këshilli i Ministrave, dhe Kuvendi i Shqipërisë, duhet të ndërmarrin sa më shpejt, të gjitha masat dhe nismën legjislative përkatëse me qëllim zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit që skadojnë deri në 25 prill 2021, për një periudhë kohore të nevojshme.
Shtyrja e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për një periudhë deri në 30 prill 2021 është një zgjidhje e pranueshme, një masë proporcionale dhe e domosdoshme në rrethanat aktuale, që duhet të vlerësohet e ndërmerret pa vonesë, në funksion të garantimit të një procesi zgjedhor të aksesueshëm nga çdo qytetar me të drejtë vote.
Kjo masë do t`i shërbejë si realizimit të së drejtës së qytetarëve në zgjedhje, ashtu dhe ruajtjes së integritetit të vet procesit zgjedhor.
Ndërkohë që, theksoj se Ministria e Brendshme duhet të bëjë më shumë lidhur me ndërgjegjësimin publik të shtetesave për të aplikuar pranë sporteleve përkatëse për të rifreskuar dokumentat e tyre të identifikimit dhe nga ana tjetër të marrë masa organizative që çdo kërkesë në rritje e shtetasve për aplikim në sportele, të jetë e përballueshme dhe të mos sjellë grumbullime të qytetarëve me rrisk përhapjen e infeksionit Covid-19.
Si President i Republikës, në kushtet kur kanë ngelur 52 ditë nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve, vlerësoj se, është momenti i përshtatshëm për t’u vlerësuar dhe ndërmarrë kjo nismë ligjore.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38