Flash News

E-TJERA

Meta kërkon vlerësim dhe transparencë nga Kuvendi: Niveli i borxhit do shkaktojë krizë serioze

Meta kërkon vlerësim dhe transparencë nga Kuvendi: Niveli i

Presidenti Ilir Meta ka folur lidhur me borxhi  publik të vendit duke paralajmëruar se niveli i lartë i tij do të shkaktojë një krizë serioze.

Në një konferencë për mediet, Meta tha se buxheti i vitit 2022 nuk bëri transparent nivelin e borxhit, duke deklaruar se ka diferencë mes nivelit të deklaruar nga ministria dhe atij të deklaruar nga të dhënat e raportit të Këshillit të Lartë të Shtetit.

Meta i bëri thirrje Kuvendit dhe insitucioneve financiare kombëtare dhe ndërkombëtare të marrin masa për të bërë nje vlerësim sa më të shpejtë dhe transparent të borxhit, si dhe detyrimeve aktuale dhe të pritshme të qeverisë.

“Objektivi kryesor i politikës ekonomike duhet të jetë kthimi sa më parë i raportit të borxhit ndaj produktit të brendshëm bruto në një rrugë rënëse. Niveli i borxhit do të shkaktojë një krizë serioze në vitet në vazhdim. Edhe buxheti për vitin 2022 nuk bëri transparent të nivelit të borxhit. Ministria raporti se niveli i borxhit është 80% ndërsa FMN 86% në vitin 2021. KLSH vlerëson se stoku i borxhit publik paraqitet i nënvlerësuar bazuar në respektimin e normave ligjore. Do të duhej të përfshiheshin të gjitha detyrimet e prapambetura. Ka rritje dramatike të korrupsionit dhe kapjes së shtetit. Borxhi bruto i qeverisë është treguesi kryesor që përdoret gjatë analizës. Shqipëria ka nivelin më të lartë publik në rajonin tonë, pas Malit të Zi. Këto 8 vite është rritur me 53%, ndërsa premtimi në vitin 2013 ishte për ta ulur. Kërkoj nga Kuvendi dhe institucionet financiare të huaja dh të vendit të bashkëpunojnë në mënyrë që të bëhet sa më shpejt një vlerësim real dhe transparent i borxhit publik duke përfshirë të gjitha detyrimet aktuale dhe të pritshme të qeverisë”, deklaroi Meta.

Të fundit