Flash News

E-TJERA

Meta komenton kandidimin e Çomos dhe Bozdos ‘si socialist i vjetër’: Qytetarët të shohin me vëmendje listat

Meta komenton kandidimin e Çomos dhe Bozdos ‘si socialist i

Presidenti Ilir Meta është pyetur nga gazetarët që të komentojë kandidimin e shefes së Infektivit, Najada Çomo dhe inxhinieres Luljeta Bozdo si kandidate për deputete në listat e PS.

Meta tha se ajo që ka më shumë rëndësi është që në lista të renditen figura me sa më shumë integritet.

Sa u takon kandidimeve të forcave të ndryshme politike, këto nuk janë në interesin tim.

Në interesin tim si President i Republikës, me qëllim rritjen e besimit të qytetarëve te përfaqësuesit e tyre, që ata të mbrojnë interesat e qytetarit, interesat e publikut, të mbrojnë interesat kombëtare në Kuvendin e ardhshëm, është shumë e rëndësishme që të jenë figura me sa më shumë integritet.

Dua të theksoj rëndësinë që qytetarët të shikojnë me vëmendje listat e çdo force politike që ata preferojnë, dhe njëkohësisht që ata të votojnë në ato lista për kandidatin apo kandidaten që ata besojnë se ka integritetin më të lartë për të përfaqësuar interesat e tyre në Kuvendin e ardhshëm.

Në këtë mënyrë do t’u japin një mesazh të qartë të gjithë kryetarëve dhe kryetareve dhe të gjitha forcave politike se cilët janë deputetët që ata vërtet duan dhe dëshirojnë t’i përfaqësojnë në Kuvendin e Shqipërisë”, tha Meta.

Të fundit