Flash News

E-TJERA

Meta mes dy datash për zgjedhjet e pjesshme lokale: Anoj më shumë nga 6 marsi

Meta mes dy datash për zgjedhjet e pjesshme lokale: Anoj më shumë

Presidenti Ilir Meta ka konfirmuar se nëse dekretonte sot datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale do të ishte 27 shkurti nëse do i dekretojë nesër do të jetë data 6 mars.

Në një intervistë në Opinion, Meta tha se më shumë anon nga data 6 mars, teksa shtoi se afati ligjor prej 45 ditësh do i japë kohë opozitës që të përgatitet për zgjedhjet.

“Nëse do e dekretoj sot datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale, menjëherë pas emisionit, do jetë 27 shkurti. Nëse e dekretoj nesër do jetë 6 marsi. Ka një hapsirë të caktuar dhe unë jami disponuarpër të dhënë kohën maksimale të afateve ligjore 45 ditë, në mënyrë që të përgatiten dhe të kalojmë kohën më të ftohtë.

Së dyti ti krijojmë mundësi opozitës që të përgatiten sa më shumë brenda këtyre kufijve”. Por si dash që jam më shumë anoj nga marsi.

Do votohet në 6 bashki, për vakancat në bashkitë e vendit. KQZ ka sjellë vakanca për 3 bashki, ndërsa qeveria ende nuk ka sjellë informacion për bashki të tjera. Qeveria ka sjellë po 3 bashki të tjera. Por, unë pres edhe përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese”, tha Meta, i cili po ashtu shtoi se pas takimit me kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla mori garanci se PS nuk do t'i bojkotoje zgjedhjet e pjesshme vendore.

Të fundit