Flash News

E-TJERA

Meta kthehet pas në kohë: I merrja në 1 të natës me pizhame ministrat socialistë kur nuk bënin detyrat

Meta kthehet pas në kohë: I merrja në 1 të natës me

Presidenti Ilir Meta është kthyer pas në kohë, teksa ka folur për periudhën kur mbante postin e kryeministrit.

Në një intervistë në Euronews Albania’, Meta tha se në atë kohë i merrte ministrat socialistë në orën 1 të natës kur nuk bënin detyrat e integrimit.

“Kur kam qenë unë kryeministër shko pyeti ministrat socialistë, në orën 1 të natës me pizhame i merrja kur nuk bënin detyrat e integrimit. Pyet ambasadorët e Shqipërisë si bëheshin detyrat, 10 me yll merrte Shqipëria.

Kam dhënë dorëheqje disa herë për të ndihmuar procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Kam qenë në mbrojtje të Kushtetutës që nga 98-ta dhe kam raport koherent me to”, tha Meta.

 

Të fundit