Flash News

E-TJERA

Meta kthen ligjin për vettingun në polici: Lë vend për presion dhe varësi nga politika, i rrezikshëm në prag të zgjedhjeve

 

Meta kthen ligjin për vettingun në polici: Lë vend për
Foto ilustruese

Presidenti Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvend ligjin për  pezullimin e përkohshëm të vettingut në Policinë e Shtetit

Ai argumenton se ndryshimet duken si një “favor” që iu bëhet funksionarëve të Policisë së Shtetit, për të mos kaluar në procesin e vettingut, duke i kthyer ata të varur nga vullneti politik.

Sipas Kreut të Shtetit, mospërcaktimi i kohës së mbylljes së  procesit të vettingut mund të përdoret si mekanizëm ndëshkimor apo shantazhues për gjithë strukturën policore.

Ai thekson se duke qenë se vendi është në prag të zgjedhjeve, presioni mund të rritet dhe rrezikohet paanësisa e policisë. Një tjetër shqetësim që ngre Meta, është se ndërhyrjet në ligj bien ndesh me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Referuar këtyre gjetjeve, Presidenti kërkon nga Kuvendi që procesi i vettingut të pezullohej vetëm për një afat të përcaktuar 30-45 ditë, duke përfshirë periudhën para dhe pas zgjedhore, për të shmangur çdo tentativë për përdorimin e forcave policore.

Kreu i Shtetit ka kërkuar gjithashtu që Kuvendi dhe qeveria, ose të pranojnë dështimin e vetting-ut në polici ose të pranojnë qëllimin politik për të mbajtur nën presion të vazhdueshëm efektivët e policisë.

Meta kthen ligjin për vettingun në polici: Lë vend për

Të fundit