Flash News

E-TJERA

Meta kthen ligjin që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza” me 13 vjet: Është antikushtetues

Meta kthen ligjin që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit

Presidenti Ilir Meta këtë të mërkurë ka kthyer ligjin,që zgjat afatin e koncesionit të aeroportit “Nënë Tereza” me 13 vjet, në shkelje flagrante të ligjit dhe të Kushtetutës.

Në një konferëncë për shtyp, Meta u shpreh se ky ligj është antikushtetues dhe për nga miratimi i tij dhe hartimi, duket qartë se është bërë fshehurazi nga sytë e publikut.

Ky ligj dhe marrëveshja koncensionare e miratuar ka nivelin më të lartë të antikushtetueshmërisë dhe korrupsionit. Korrupsion legjislativ është kthyer në mjet jo vetëm të mbulimit  të përfitimeve klienteliste të formave publike, për është kryer në kundërshtim me të gjitha rregullat e shtetit shqiptar dhe për këtë arsye kjo kontratë është mbajtur e fshehur nga sytë e publikut, tha Presidenti.

Meta gjithashtu ka renditur sipas tij, disa nga shkeljet kryesore të kësaj marrëveshjeje që nga hartimi deri tek miratimi i saj në Kuvend.

“Do të bëj me dije disa nga shkeljet e këtij aseti në lidhje me miratimin. Propozimi i ligjit është bërë me 27 janar ku dhe pse nuk ka pasur asnjë procedurë të përshpejtuar është futur në fuqi. Një marrëveshje që është nënshkruar dhe hartuar mes qeverisë dhe koncesionarit dhe brenda një dite është bërë miratimi i kësaj marrëveshje kaq të rëndësishme.  Komisioni i ligjeve e ka shqyrtuar me katër shkurt dhe miratimi në seancë plenare është bërë me 8 shkurt, ju e shikoni se me çfarë urgjence është miratuar ky ligj. Kjo është një marrëveshje e bërë me nxitim që zgjat afatin e aeroportit të Rinasit. Sot kanë mbetur gjashtë vite nga kjo kontratë dhe qeveria pa asnjë marrëveshje i ka shtruar edhe 13 vite tjera kësaj kontrate. Pa pritur dhe pa hapur asnjë garë”, ka thënë Meta.

Të fundit