Flash News

E-TJERA

Meta kujton "2 Marsin": Marshimin kuqezi do ta çojmë deri në fund më 25 prill

Meta kujton "2 Marsin": Marshimin kuqezi do ta çojmë deri

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka kujtuar manifestimin e 2 Marsit të një viti më parë, ku kreu i shtetit thirri qytetarët në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", që të manifestojnë kundër asaj që ai e quan “grusht shteti”.

Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Meta ka publikuar momentet më kulminante nga ai manifestim, ku qëllimi kryesor i tij, sipas kreut të shtetit, ishte mbrojtja e Kushtetutës

"Jemi popull shqiponjash dhe shqiponjat fluturojnë vetëm lart. Marshimin kuqezi të nisur më 2 mars 2020 do ta çojmë deri në fund më 25 prill 2021. Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit." shkruan Meta krahas videos.

Të fundit