Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
"Të afërmit e mi ishin eksponentë të PD", Meta: Kush më priti kur trokita në derën e PS dhe si u zgjodha deputet në moshën 23-vjeçare

Presidenti Ilir Meta ka rrëfyer momentet e para në karrierën politike.
Në një Intervistë për emisionin “Opinion” të gazetarit Blendi Fevziu në Televizionin “Klan”, Meta kujton momentet e para kur trokiti në derën e PS dhe se Musa Ulqini ishte i pari person që priti.
Po ashtu, Meta rrëfen edhe zgjedhjen e tij si deputet i PS në moshën 23-vjeçare, por situata sipas tij ishte tepër interesante në Skrapar pasi dajët e tij ishin eksponentë të PD.
Pjesë nga intervista:
Gazetari: Kush ju afroi në Partinë Socialiste?
Presidenti Meta: Në Partinë Socialiste unë hyra...
Gazetari: Në atë kohë ishte akoma Partia e Punës. S’e kishte ndërruar emrin.
Presidenti Meta: Jo. Jemi afruar vonë. Bëhet fjalë për nëntorin e vitit 1991. Pra gati një vit pas Lëvizjes Studentore. Unë vazhdoja...
Gazetari: Bëhet fjalë vetëm 4-5 muaj nga ndërrimi i emrit Parti e Punës në Parti Socialiste.
Presidenti Meta: Po diçka e tillë. Unë vazhdoja ato planet e mia dhe normalisht isha në vitin e fundit të Fakultetit të Ekonomisë. Insistimi më shumë ka qenë i disa pedagogëve të Fakultetit të Ekonomisë, siç ishte edhe Sherif Bundo, me të cilin kishim edhe një miqësi personale dhe familjare.
Gazetari: I cili ishte angazhuar në Partinë Socialiste?
Presidenti Meta: Po. Edhe disa pedagogë të tjerë, të cilët e kishin marrë si detyrë në fakt nga Partia Socialiste për të gjetur të rinj që t’i afronin.
Gazetari: Kur trokitët për herë të parë në derën e Partisë Socialiste zoti Meta? E kujtoni kur dhe kë keni takuar?
Presidenti Meta: Po, e kujtoj. Personi i parë besoj se ka qenë Musa Ulqini, sepse ai merresh me organizimin.
Gazetari: Në nëntor të vitit 1991?
Presidenti Meta: Po, në nëntor duhet të ketë qenë. Sepse qëllimi ka qenë...
Gazetari: Në zyrat e Partisë Socialiste?
Presidenti Meta: ... qëllimi i tyre ka qenë për të organizuar një eveniment të madh me të rinj, që ishte pikërisht 15 janari i vitit 1992 kur u bë takimi i parë kombëtar i Rinisë Euro-Socialiste në Pallatin e Kongreseve. Ishte një manifestim për të treguar se: “Shikoni, edhe PS-ja ka të rinj, ka të ardhme!”.
Ishte një situatë tepër dëshpëruese për Partinë Socialiste dhe ishte një revansh i papërmbajtshëm i Partisë Demokratike. Në këtë drejtim kam përshtypjen se Musai e kishte marrë si detyrë kryesore të merrej me këtë çështje nga Partia Socialiste dhe këta pedagogët si puna e...
Gazetari: Pra i pari që takuar ishte Musa Ulqini në Partinë Socialiste?
Presidenti Meta: Po, personi i parë.
Gazetari: Po më pas, me kë keni kontaktuar? Që vendosi për karrierën tuaj?
Presidenti Meta: Për karrierën time do të flasim më pas, por unë jam takuar me zotin Ulqini për arsye, sepse zoti Sherif Bundo dhe disa të tjerë ishin përfshirë në këtë çështje me idenë që do të bëhet diçka e re, që s’ka lidhje me ish-komunistët. Pra FRESSH-i, do të jetë diçka ndryshe.
Gazetar: Një strukturë më e pavarur?
Presidenti Meta: Po, unë gjithmonë personalisht kam qenë i njohur me idetë social-demokrate, sepse edhe në shkollë më përpara kisha lexuar shumë për Vili Brandin, për Ost-Politikën. Kishim profesorë shumë të mirë si Adem Mezini, si Nathanailin, etj., të cilët ishin mendjehapur. Pra isha i qartë apo i përgatitur për një alternativë tjetër, pavarësisht se nuk kisha një përkushtim personal për t’u marrë me politikë, me angazhim në një parti, aq më tepër me Partinë Socialiste.
Gazetar: Në kuptimin e drejtuesit më të lartë të Partisë Socialiste që takuat, cili ishte? Se nuk besoj se ishte Ulqini.
Presidenti Meta: Unë mendoj Ulqini ka qenë, se ideja nuk ishte për t’u angazhuar me PS-në. Ideja ishte...
Pyetje: Me kë kontaktuat, kur Ju thirrën për deputet. Ka qenë vetëm pak muaj më pas?
Presidenti Meta: Në 15 janar, bëhet takimi Kombëtar i Rinisë Eurosocialiste ku natyrisht unë u dallova, sepse mbajta një peshë në drejtimin e atij takimi.
Më pas më kërkuar për të ikur në Skrapar me Maqo Lakrorin, Ndre Legisin dhe disa të tjerë, për të organizuar FRESSH-in atje. Situata në Skrapar ishte shumë interesante.
Pyetje: Më pozitive për partinë?
Presidenti Meta: Ishte shumë interesante. Për arsye sepse dajat e mi, ishin ndër eksponentët kryesor të Partisë Demokratike.
Pyetje: Dajat ishin ndër eksponentët e Partisë Demokratike?
Presidenti Meta: Po, kishin krijuar PD-në, bashkë me Mustafa Nanon dhe me disa persona të tjerë në atë kohë. Skrapari ishte i ndarë nuk ishte aq socialist, por padyshim që kishte një dominim të së majtës.
Po, prapë kishte një ekuilibër dhe mbi të gjitha kishte tolerancë, nuk kishte agresivitet dhe frymë përjashtuese.
Socialistët u kënaqën shumë që vajta unë, sepse kjo ishte dhe një mënyrë për t’iu kundërvënë edhe Partisë Demokratike.
Pyetje: Që drejtohej po nga daja?
Presidenti Meta: Po, që edhe ata kishin ndikimin e tyre dhe ky nuk ishte interesi im. Më pas drejtuesit e PS-së insistuan të bëhesha deputet në Skrapar. Arsyeja ishte se, nuk pranonte njeri të ishte deputet në Skrapar.
Pyetje: Ju, nuk kishit mbushur 22 vjeç, apo jo i mbushët një javë përpara?
Presidenti Meta: Unë 23 vjeç, i kam bërë një ditë pasi isha zgjedhur deputet me 22 mars 1992. Ishte një situatë, ku nuk pranonte njeri të kandidonte për Partinë Socialiste, njerëzit ishin shumë të pakët. Unë u lumturova se pashë emrin e Xhevahir Spahiun dhe thashë, tani do jetë Xhevahiri.
Ishin dy vende, një ishte menduar për Bashkim Cakën, i cili normalisht pritej të pranonte, se ishin dy mandate mazhoritar.
Pyetje: Ju u shprehët për Xhevahir Spahiun?
Presidenti Meta: Unë, u shpreha për Xhevahir Spahiun sepse ishte një figurë shumë pozitive, dhe Xhevahiri nuk pranonte, sepse mendonte që ishte koha e më të rinjve.
Ata më thanë nëse pranon Xhevahiri dakord, nëse nuk pranon do vendosesh Ti.
Unë mendova që do ta bindja Xhevahirin, por nuk arrita ta bindja dot.
Pyetje: Kështu që u zgjodhët ju deputet..
Presidenti Meta: Po, u zgjodha deputet vetë. Por, më bën një “hile” sepse më vunë në një zonë tjetër, që ishte zona e Tomorricës dhe unë, nuk kisha qenë asnjëherë atje në jetën time, sepse unë isha nga zona tjetër, që është Çorovoda, kufi me Përmetin.
Unë në Tomorricë, nuk kisha qenë asnjëherë, por atje emri i gjyshit tim ishte shumë i madh në Tomorricë.
Pyetje: Dhe u zgjodhët deputet në moshën 23 vjeçare, fal dhe emrit të gjyshit në këtë zonë?
Presidenti Meta: Mendoj që emri gjyshit ishte vendimtar në atë zonë. Ishte zonë e vështirë, e thellë, dhe gjyshi kishte lënë përshtypje të jashtëzakonshme. Askush atje, nuk më njihte në planin personal.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38