Flash News

E-TJERA

Meta kujton shembjen e TK: Zgjuan ndërgjegjen shoqërore, të mos lejohet ringjallja e kujtimeve të diktaturës

Meta kujton shembjen e TK: Zgjuan ndërgjegjen shoqërore, të mos

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar shembjen e TK në Ditën Botërore të Teatrit. Ai ka shprehur mirënjohje për artistët dhe qytetarët, të cilët “me sakrifica dhe nën presione të pashembullta, edhe pse të tradhtuar, i dhanë zë me forcë kauzës së Teatrit Kombëtar dhe zgjuan ndërgjegjen shoqërore për rrezikun që kërcënon trashëgiminë kulturore kombëtare”.

Meta thotë se duhet të ketë të vëmendje të shtuar ndaj vlerave kulturore dhe historike, ndërsa shton se nuk duhet lejuar ringjallja e kujtimeve të diktaturës.

“Të jemi më të vëmendshëm dhe më të ndërgjegjshëm për të mbrojtur vlerat kulturore dhe historike, për të mos lejuar më ringjalljen e kujtimeve të hidhura të kazmave të diktaturës, sepse çdo humbje është jo vetëm e parikuperueshme por edhe një cenim i drejtpërdrejtë i identitetit tonë kombëtar, që nuk duhet lejuar të ndodhë më”, shkruan Kreu i Shtetit.

Të fundit