Flash News

E-TJERA

Meta lutet në Kishën Ortodokse Arbëreshë në Romë: Emocion i veçantë predikimi në gjuhën e Gjergj Kastriot Skëndërbeut

Meta lutet në Kishën Ortodokse Arbëreshë në Romë:

Presidenti Ilir Meta i’u bashkua lutjeve të besimtarëve në kishën Ortodokse Arbëreshe në Romë, për mbrojtjen dhe begatinë e Shqipërisë, si edhe për forcimin e marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera me popullin dhe Italinë.

Meta shkruajti krah videos në facebook, së për të është një emocion predikimi në gjuhën e Heroit tonë Kombëtar Skënderbeu.

“Një traditë e jashtëzakonshme, që së bashku me kulturën dhe traditat e vyera, trashëgohet prej shekujsh brez pas brezi dhe ruhet në ditët e sotme nga klerikët e nderuar arbëreshë, të cilët i përgëzova për përkushtimin në mbrojtjen e gjuhës, kësaj vlere të madhe kombëtare”,-shkruan Meta në facebook.

Postimi i plotë

I lumtur të merrja pjesë sot në meshën e së dielës në Kishën Ortodokse Arbëreshe të Shën Athanasit në Romë. Kënaqësi dhe emocion i veçantë predikimi në Arbërisht, në gjuhën e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

Një traditë e jashtëzakonshme, që së bashku me kulturën dhe traditat e vyera, trashëgohet prej shekujsh brez pas brezi dhe ruhet në ditët e sotme nga klerikët e nderuar arbëreshë, të cilët i përgëzova për përkushtimin në mbrojtjen e gjuhës, kësaj vlere të madhe kombëtare.

Ju bashkova lutjeve të besimtarëve për mbrojtjen dhe begatinë e Shqipërisë, të komunitetit tonë të dashur Arbëresh dhe për forcimin e marrëdhënieve tradicionalisht të shkëlqyera me popullin dhe Italinë mike!

 

Të fundit