Flash News

E-TJERA

Meta mbështet thirrjen e Celibashit: Sa më shumë kandidatë me integritet

Meta mbështet thirrjen e Celibashit: Sa më shumë kandidatë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas thirrjes së kreut të KQZ, Ilirian Celibashi për të dorëzuar brenda afatit listat e kandidatëve për deputetë.

Përmes një postimi në Facebok, Meta shkruan se e mbështet deklaratën e Celibashit, dhe bën thirrje për pjesëmarrje të kandidatëve me integritet dhe pakapur nga dekriminalizimi.

“Mbështes plotësisht thirrjen e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, z.Ilirjan Celibashi, drejtuar partive politike, për të dorëzuar brenda afateve listat e kandidatëve.

Sa më shumë parti, sa më shumë zgjedhje të ndryshme për qytetarët, sa më shumë kandidatë me integritet të lartë moral e qytetar dhe të pakapur nga dekriminalizimi, do të thotë më shumë mundësi për një pjesëmarrje historike në referendumin e 25 prillit për të ardhmen europiane të Shqipërisë“, shkruan Meta.

Të fundit