Flash News

E-TJERA

Meta me gazetarët në Vlorë: Kurajozë, shembull që duhet ndjekur dhe nga disa “profesionistë” në Tiranë

Meta me gazetarët në Vlorë: Kurajozë, shembull që duhet
Foto e publikuar nga Meta

Presidenti Ilir Meta ka shpërndarë në Facebook një foto me gazetarët në Vlorë, teksa shkruan se “Kush tha, që gazetaria e mirë bëhet vetëm në Tiranë?”

Kreu i Shtetit thotë se në Vlorë ka një brez të ri gazetarësh kurajozë, duke vënë theksin te profesionalizmi i tyre në shërbim të informimit, së vërtetës dhe interesit publik.

Meta shton se ky “është një shembull, që duhet ndjekur dhe nga disa 'profesionistë' në Tiranë”.

Në takimin që Presidenti ka zhvilluar me gazetarët ka folur për problemet me të cilat po përballet Vlora dhe i gjithë vendi.

Të fundit