Flash News

E-TJERA

Meta me Luigi Di Maio: Vlerësojmë rolin proaktiv të Italisë, Shqipëria duhet të përmbushë kushtet e funksionimit të shtetit demokratik

Meta me Luigi Di Maio: Vlerësojmë rolin proaktiv të Italisë,

Presidenti i Republikës Ilir Meta takoi sot Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar italian Luigi Di Maio.

Presidenca bënë me dije se Meta ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë në proceset e integrimit euro-atlantik.

“Ne vlerësojmë rolin proaktiv të Italisë në mbështetjen e perspektivës europiane të Shqipërisë dhe angazhimin e saj të vazhdueshëm për të përmirësuar integrimin e vendit tonë dhe Ballkanit Perëndimor në tërësi në Bashkimin Europian.

Shqipëria ka përpara saj përmbushje të domosdoshme të kushteve të funksionimit të shtetit demokratik: zgjedhje të lira dhe të ndershme, funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe të Lartë, liria e medias, etj”, deklaroi Kreu i Shtetit.

Ky i fundit ka evidentuar faktin se Italia mbetet një nga partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë.

“Urë e fuqishme bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona. Janë edhe komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali. Ndaj inkurajoj rritjen bashkërisht të përpjekjeve për mbajtjen gjallë të gjuhës, kulturës e traditave të pasura shqiptare në vendin fqinj”, mësohet të ketë thënë Meta.

Kreu i Shtetit është ndalur edhe te dy fatkeqësitë natyrore, tërmeti i vitit të kaluar dhe pandemia. Meta ka falenderuar Di Maion për ndihmën që shteti fqinjë ka dhënë në këto momente të vështira për Shqipërinë.

 

Të fundit