Flash News

E-TJERA

Meta mesazh mirënjohje për Eliot Engel: Avokat i palodhur dhe zë i fuqishëm i shqiptarëve në Kongresin Amerikan

Meta mesazh mirënjohje për Eliot Engel: Avokat i palodhur dhe zë
Ilir Meta me Eliot Engel

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh mirënjohjeje dhe falënderimi për Eliot Engel, kongresmeni që u largua pas tre dekadash kontribut të dhënë, sidomos për Shqipërinë dhe Kosovën.

Ai vlerëson rolin e Engelit për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe në konsolidimin e demokracisë si dhe për kontributin e çmuar për lirinë, pavarësinë dhe njohjen ndërkombëtare të Kosovës.

Kreu i Shtetit shton se Engel ka bërë përpjekje të palodhura për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, ndërsa vlerëson dhe përpjekjet e tij për të arritur në në Ballkan, paqen, stabilitetin, sigurinë, demokracinë e shtetin ligjor.

“Jam i bindur se mbështetja dhe bashkëpunimi i tij do të vazhdojnë dhe në të ardhmen, në interes të forcimit të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”, përmbyll reagimin e tij në Facebook, presidenti Meta.

Të fundit