Flash News

E-TJERA

Meta mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Infermierëve: Mirënjohje për sakrificat, duhet frenuar largimi i tyre

Meta mesazh në Ditën Ndërkombëtare të
Foto e postuar nga Meta

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Infermierit. Ai vlerëson punën e tyre gjatë pandemisë, duke e cilësuar atë heroike. Kreu i Shtetit thekson se infermierët kanë rrezikuar jetën e tyre për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve.

"Gjatë kësaj krize të rëndë të pandemisë, infermierët kanë bërë një punë heroike, duke luftuar ditë e natë me humanizëm, përkushtim dhe sakrifica të jashtëzakonshme, deri duke rrezikuar jetën e tyre në mbrojtje të shëndetit tonë", thotë Meta.

Ndërsa shpreh mirënjohjen, ky i fundit ndalet edhe te largimi i infermierëve. Sipas tij, duhet realizuar përmirësimi i kushteve të punës dhe trajtimi i duhur financiar për të frenuar largimin e tyre nga vendi.

Të fundit