Flash News

E-TJERA

Meta mesazh politikanëve në ditën e Kurban Bajramit: Të reflektojnë që fëmijët e shqiptarëve të rriten këtu

Meta mesazh politikanëve në ditën e Kurban Bajramit: Të

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

Pas vizitës në selinë e Komunitetit Mysliman Shqiptar, përpos urimeve për familjet shqiptare, Meta ka përcjellë edhe një mesazh dhe për politikanët.

“Sot është një ditë që nuk dua t’i përfshij politikanët dhe vendi ku jam nuk ma lejon këtë gjë dhe është e rëndësishme që politikanët sot të gjithë të reflektojnë në mënyrë që begatia, mirësia në familjet shqiptare dhe shoqërinë tonë të shtohet dhe që fëmijët e shqiptarëve të rriten këtu, pranë familjeve të tyre të lumtur”, u shpreh Meta.

 

 

Të fundit